Kampionati i sivjetem po shoqerohet ne pamje te pare nga nje gare e forte, por ne fakt niveli i tij duket se le shume per te deshiruar. Jane te shumte specialistet qe e mendojne dhe e shprehin kete gje ne deklaratat e tyre.

Nje gje te tille e ka deklaruar edhe ish- futbollisti i njohur Agustin Kola. Sipas tij, menyre si punojne skuadrat e Superliges dhe koha e paket qe ata zhvillojne stervitje, eshte arsyeja kryesore e ketij niveli te dobet te futbollit shqiptar.

“E kam thene dhe e them: Koperativat dhe ndërmarrjet bënin nga 1 orë e gjysem stërvitje në ditë, aq sa bejne ekipet e Superliges sot. Ne kohen tone ka qene krejt ndryshe, benim dy here ne dite stervitje.

Sterviteshim dy ore paradite, flinim gjume ne dreke ne klub dhe pastaj serish stervitje pasdite. Prandaj dhe ka patur nivel, ka patur lojtare te medhenj”- eshte shprehur ish- futbollisti i njohur./SHKODRA-SPORT.COM/