Të mëkurën do të luhet java e 27-të e Superiores. Pas një pauze afro 3-mujore, më në fund rikthehet në fushë futbolli i luajtur.

Ndeshjet janë programuar të gjitha të zhvillohen në orën 17:00, veç përballjes mes Partizanit dhe Skënderbeut e planifikuar të luhet në orën 20:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Në këto takime do të mungojnë shtatë lojtarë të cilët janë të pezulluar.

Te Flamurtari nuk do të jenë në fushë për takimin me Vllazninë Olsi Gocaj dhe Kreshnik Nebihu. Te Partizani mungon William Cordiero Melo, Kukësi do të zbresë në fushë kundër Luftëtarit pa qendërmbrojtësin Obanor.

Te Vllaznia s’është i gatshëm Behar Ramadani, për Skënderbeun mungon mbrojtësi Meksi, ndërsa Bylis duhet të bëjë pa shërbimet e Stivian Jankut./newsport/