Friday, February 6, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREOltijon Kërnaja: Pësuam gol aksidental, por Bylis ka treguar...

Oltijon Kërnaja: Pësuam gol aksidental, por Bylis ka treguar…

Partizani ka fituar në transfertë përballë Bylisit në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Adush Muça”, përfundoi 1-2 në favor të miqve. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Oltijon Kërnaja.

“Ne e kishim menduar që do ishte ndeshje e fortë. Kishim provuar manovrat tona, ishte e mirë në pjesën e parë, si rastet e Tomës, Sidibe dhe Human. Pësuam një gol aksidental. Por më pas arritëm të ndryshonim çdo gjë.

Ne kështu e kishim përgatitur ndeshjen edhe në stërvitje kështu ka qenë manovra jonë. Çunat dhanë maksimumin dhe Bylis ka treguar cilësi përballë Egnatias dhe Dinamos, ishin të rregullt në detyrat që u dhamë. Por futbolli prandaj është i bukur, pëson, por edhe e kthen pastaj.

Mungesa e Skukës? Ai është një forcë e jona, çdo ekip e ndjen mungesën e tij. Por ekipi ishte fluid në pjesën e parë, sicc e kishim përgatitur. Kishim shumë raste vetëm për vetëm. Ballshi është fushë shumë e vështirë. Djemtë dhanë maksimumin”, tha Kërnaja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments