Serish ndryshime tek pankina e Beselidhjes. Rezultatet aspak te mira qe ekipi lezhjan po merr kete sezon, ka detyruar presidentin Noka qe te ndryshoje serish trajnerin. Nga sa behet e ditur, trajneri i ri i kesaj skuadre do te jete matjani Vladimir Gjoni.

Ish-trajneri i Egnatias pritet të marrë drejtimin e skuadrës duke nisur që nesër. Pas largimit të Ndriçim Kashamti, vendin e tij e mori Gledis Lami, i cili e mbajti rolin e trajnerit në mënyrë provizore, derisa drejtuesit të gjenin një teknik tjetër.

Gjoni më parë ka arritur që të ngjisë nga Kategoria e Dytë në të Parën Egnatian, por ka dhënë kontributin e tij edhe për ekipin e Burrelit, si dhe për skuadrën e Luftëtarit. Lezhjanët kanë si objektiv ngjitjen në Superligë, dhe Gjonin e pret një mision jo i lehtë.

Megjithate distanca qe kane krijuar ne renditje me tre ekipet e kreut, e ben paksa te veshtire arritjen e ketij objektivi. Gjithsesi lezhjanet nuk do te heqin dore deri ne fund nga pretendimet e tyre.