Nga Adriatik DOSTI

Djaloshi i Arte shkodran e shqiptar bashke, ky eshte Izmir Smajli, fitues i 3 Medaljeve te Arta ne dy muajt e pare te ketij viti ne kercim se gjati ne Turnete e Vjenes, Stambollit e Beogradit!

Boll me ken shkodran se tana i ban dhe Izmiri i ka bere “tana” vertet teksa si askush tjeter e ka nderuar e stolisur veten e Shqiperine e tij me tre vende te para, me 3 Medalje Ari e mes tyre edhe nje titull prestigjoz Kampion i Ballkanit!

Fale rrezultateve te tija, formes e talentit te tij ky produkt i shkolles se fameshme shkodrane te atletikes se mjeshtrit te madh e te pa harruarit Vildan Tufi, ky talent nder me te medhenjte e historise se atletikes shqiptare ne historine e saj i ka detyruar te pranishmit ne Vjene, ne Stamboll por edhe ne Beogradin aspak miqesor te ngrihen ne kembe dhe te degjojne e respektojne Himnin Kombetar te Shqiperise!

Faleminderit Izmir Smajli nderove veten tende se pari por edhe Shkodren tende e mandej edhe Shqiperine e krejt shqiptaret te cilet i bere krenar vertet me rezultatet e arritjet e tua te medha.

Dhe tash vetem pas nje jave serisht ne gare ne Kampionatin Europian te Atletikes qe zhvillohet nga 4-7 Mars ne Poloni ku edhe nje e Arte tjeter do te ishte “Qershia mbi Torte” dhe arritja me e madhe individuale nderkombetare
e nje sportisti shqiptar ne cfaredo lloj aktiviteti nderkombetar.

Une personalisht shpresoj e besoj fort tek ty Golden Boy i Shkodres e i Shqiperise ani se kur ju a thua te tjereve qe nje kampion i madh e nje medalist ari si ty stervitet ende ku te mundet pasi Shqiperia jote dhe e imja bashke ende nuk ka nje piste normale atletike duke qene shteti i vetem ne Rajon qe se ka per gje fare ta pranoje kete anormalitet por edhe qe ende vazhdon e flet per Porte e Aeroporte turko-arabe e me se shumti imagjinare e ne 3D dhe ne koken e fantazime e nje kryeministri halucinant si Rama dhe shume larg realitetit.

Ti e bere tenden i mrekullueshmi sportist brilant i vendit tim ndaj besoj se te gjithe shqiptaret te jane mirenjohes qe i nderove kesisoj ata e Atdheun e tyre…tani te shohim se c’do te beje Shteti e Qeveria e tyre per te te nderuar e respektuar TY sic te takon sepse zakonisht ne të tilla raste ne mosmirenjohesit e lindur gjithmone kemi “ditur” te nderojme, respektojme, dekorojme e vleresojme ate qe na ka turperuar e jo ate qe na ka nderuar.

Urime e suksese ne Europianin polak dhe shpresoj se arritjet e tua te medha dhe 3 te Artat e tua te kene zgjuar dike nga gjumi i Ariut Polar per tu kujtuar se Shqiperise i mungon Pista e Atletikes ku te stervitet Mjeshtrja Luiza Gega me shoke e shoqe por edhe talenti Franko Burraj qe gjithashtu fitoi nje Medalje Argjendi ne 400 metra ne turneun e Beogradit i mungon ajo e fameshmja grope-rere ku ti duhet te stervitesh e te kercesh per te qene ky qe je sot.

E mbi te gjitha i mungon kujdesi i detyrueshem qe duhet te beje se pari vete shteti shqiptar per talente te llojit tend brilant qe bota sportive i mban ne pellembe te dores ndersa ne nuk ju a japim e madje edhe ju a nxjerrim nga hundet deri edhe shperblimin financiar qe ju takon !