Lajmi qe qarkulloi ne mediat e portalet sportive se autobuzi i Dinamos ishte larguar nga stadiumi i Elbasanit, pasi ekipi kryeqytetas ishte mundur nga Kastrioti, nuk me siguroi se ishte i veretete deri sa u percoll edhe lajmi i dyte. Pra futbollistet e Dinamos pas nje ore pritje, ishin kthyer ne Tirane me nje autobuz te linjes nderurbane te ketij qyteti.

Skena qe ishte zhvilluar ne Elbasan la me kuptue se humbja e Dinamos ka krijuar nje pakenaqesi e zemerim tek drejtuesit, pasi me kete humbje Dinamo ka hedhur nje kembe ne kategorine e pare, keshtu ekipi eshte braktisur ne nje forme sa cnjerezore aq dhe te pakulturuar.

Skena te tilla ne futbollin shqiptar ne keto 30 vite te demokracise nuk jane pare as degjuar, ndonese brenda fushave te gjelberta jane zhvilluar ngjarje e skena mjaft te pahijshme, deri ne perplasje fizike.

Dhe kjo qe ngjau ne Elbasan me rikthei ne kujtesen time se braktisje e denime te tilla si i ndodhi Dinamos, jane rregjistruar ne futbollin shqiptar te luajtur ne vitet e diktatures komuniste, jo njehere.

Dhe shembull per kete ka qene ekipi i Partizanit SHQUP, qe administrohej nga Ministria e Mbrojtjes, ku mbi shefat e ketij klubi zbatoheshin urdherat e ish-Shefit te Shtabit te Ushtrise, gjeneralit Petrit Dume.

Ekipi i Partizanit disa here kampion i Shqiperise dhe fitues i po disa here i Kupes se Shqiperise, ne perberje te cilit ishte e perzgjedhur ajka e futbollisteve shqiptare nga Shkodra deri ne Gjirokaster, ekip ky me nje prezantim dinjitoz ne arenen nderkombetare, nuk i kishin munguar edhe skenat e zhgenjimeve. Jo ralle here ne stadiumet e Shkodres, Beratit, Kavajes etj, humbjet ishin shoqeruar edhe masa disiplinore te huazuara nga sistemi bolshevik.

Humbje te tilla te Partizanit jo se e kane rrezikuar te bjere nga kategorija (edhe po te rrezikohej ishte FSHF e gjyqtaret e futbollit qe do te angazhoheshin per t’iu servilosur gjeneraleve madhor te Ministrise se Mbrojtjes).

Nje humbje ne Berat me Tomorin e ketij qyteti, skuadra e Partizanit e pagoi me nje denim cinik e ofendues. Urdheri i Dumes ishte qe skuadra te kethehej ne kembe nga Berati ne Tirane, duke imituar nje stervitje si ato te zboreve. Dhe kalimi ne regjim kazerme ishte gjysma e se keqes.

Por vete Dinamo si ekip qe perfaqesonte Ministrine e Brendeshme nuk me kujtohet se pas nje humbje qe kishte ulur autoritetin e Ministrise se lartepermendur, te ishim marre denime te tilla deskretituese dhe jo humane.

Por ajo qe nuk kishte ngjare me kete klub po aq me emer e suksese sa Partizani ne vitet e diktatures, ndodhi tani ne vitet e Demokracise ku hija e spaletave te gjeneraleve kishte marre fund me permbysjen e komunizmit. Dikush nga drejtuesit e Dinamos me kete urdher qe i ishte dhene shoferit te autobuzit te braktiste skuadren, ka dashur te riktheje ne skene metodat e edikimit e kalitjes fizike sipas modeleve komuniste.

Deshiroj qe dikush te marre guximin te argumentoje se kjo mase represive te arrije deri ne nje perballje me akuza te neperkembjes se te drejtave te njeriut. Nuk ka me turp e njolle te keqe per drejtusit e Dinamos te Tiranes, ndoshta dhe per Bashkine e Lal Erit.
Namik MEHMETI
Firenze 11.04.2022