Fillon boksin 12 vjeç! Mbas një viti del kampion me U-14 (pioner) je vetem 13. Me mund dhe stervitje ,nderkohë qe per prindërit primare eshte shkolla dhe kujdesi per dëmtimet që mund të kesh në boks nga sparingjet dhe ndeshjet, prap vazhdon stërvitjen.
Vitin e arrdhshem del prap kampion me U-14 (pioner), sapo ke mbushur 14 vjeç. I rritur me endrra per boksin del kampion me u-16 (kadet) perseri (2 vite te tjera ) pastaj edhe 2 vite te tjera me u-18 (te rinj ) dhe pergatitesh fort per nje karrier me te rriturit (19-40 vjeç).
Me te rriturit fillimet e veshtira sepse je vetem 19 vjec dhe ato 7 vite pergatitje jane nje formim mese i fort per ty por qe duhet te perballesh me te tjere qe jane me më shume eksperience se ty dhe me më shume vite ne moshe! Duron dhe del kampion me krenarine më të madhe në nje sport ku gjaku dhe demtimet jane me se normale.
Je i mesuar me turne kompetitiv dhe kampionate kombetare dhe nderkombetare ku te gjithe kanë te njëjtin qëllim dhe te gjithe sakrifikojne si ty. Pastaj boksi profesionist del dhe shpall kampiona bote dhe europe njerez qe e fillojne boksin ne moshen 25 vjecare, kur ti dhe shoket e tuaj e filluat 12 vjec me plot sakrifica dhe ne femijeri.
Ky eshte ndryshimi midis Alban Beqiri Alban Bërmeta Denis Nurja etj me Florian Markun. Nuk eshte as xhelozi as inat dhe as paaftesi, eshte gjaku dhe djersa e derrdhur ne nje sport qe duhet te klasifikohet dhe te trajtohet si primar me plot drejtesi dhe reprocitet.
*Renato Kurti eshte trajner i boksit te Tiranes