Nga Ergys TRIMACI

Ergys, e ke bêrë edhe djalin të çmëndur, si vetja!

– Miku im, është filozofike, por po të them se; gjithësecili është i çmëndur në mënyrën e tij.. Thjeshtë dikush është i vetëdijshëm e dikush i jo…

Madje, Ajo që quan shoqëria normale, zakonisht është vetë çmenduaria…. E organizuar..

E kam ndrydhur mjaftueshëm të pavatëdijshmen, pér t’iu dukur normal një boteje të cmendur… që donte të më bënte gjithcka e gjithkush, e aspak ai që unë doja të isha. Nuk dua të njëjtën gjë për tim bir!

Fundja, nëse do të dish botëkuptimin tim për çmëndurinë në stadium, nuk janë ato që bërtasin, rrijnë në këmbë 90 minuta..
Për mua ato janë normalët.

Të çmendurit janë ato të kollarisurit që shohin ndeshjen si në teatër.. ato që ndrydhin emocionet e tyre për tu pranuar si normalë një bote të çmendurish…