Trajnerët e Ukrainës dhe Shqipërisë, Andri Shevçenko dhe Kristian Panuçi, janë takuar me njëri-tjetrin edhe në vigjilje të takimit.

Pasi ekipi shqiptar mbaroi stërvitjen, i la radhën atij të Ukrainës të kryente seancën e fundit para miqësores.

Të dy kanë qenë pjesë e Milanit, dhe kanë kaluar kohë së bashku, dhe biseduan pak për jetët e tyre private.

Pas takimit të përzemërt edhe të dy stafeve, të dy trajnerët i thanë njëri-tjetrit: Shihemi nesër.