Paolo Maldini tregohet një zotëri i vërtetë dhe pranon eliminimin, teksa shprehet se Interi e meritoi plotësisht kualifikimin.

“Luajtëm më mirë se ndeshjen e parë, por ata dy gola kushtëzuan sfidën. Dalim me kokën lart dhe duhet ta pranojmë që Interi është me meritë në finale”, tha drejtuesi i Milanit.

Kuqezinjtë kanë humbur 4 derbit e fundit ndaj Interit, teksa Maldini pranon edhe diferencën mes dy skuadrave.

“Kemi humbur 4 sfida dhe të them të drejtën, nuk ka pasur garë, pasi na kanë dominuar. Nuk kemi ekip për dy kompeticione dhe këtë e dinë edhe drejtuesit. Tani të kthehemi nga kampionati, pasi duam zonën Champions”, tha Maldini.