Pak javë më parë ishte pranë shkarkimit, por Simone Inzaghi rrëzoi të gjithë kritikat, duke dërguar Interin në finalen e Champions League, pas asaj në Kupën e Italisë.

Tekniku zikaltër nuk e fsheh kënaqësinë për këtë arritje dhe thekson se pavarësisht kundërshtarit, Interi do të provojë gjithçka.

Finalja e parë e Champions si trajner – Jam shumë krenar për veten, klubin dhe këta djem, që nuk bëjnë pushim prej 1 prillit dhe na kanë dhuruar kënaqësi të jashtëzakonshme.

Triumf në 4 derbi – Kemi pasur një sezon të vështirë, por skuadr ka ditur të përgjigjet në mënyrën e duhur dhe të marrë atë që do. Jemi këtu me meritë, duke kaluar kundërshtarë të vështirë, që nga faza e grupeve.

Preferenca për finalen – Si Reali, ashtu edhe Manchester City janë dy ekipe të mëdha, ndaj do ta shohim me qetësi. Kushdo që të jetë, është skuadër e fortë, por ne jemi me meritë këtu dhe do të provojmë të bëjmë gjithçka.