Tifozët nuk lejohen të jenë të pranishëm në stadium për të ndjekur ndeshjen ndaj Anglisë, por edhe skuadrat e kampionatit shqiptar.

Qeveria ka refuzuar kërkesën e FSHF-së për të pasur një numër të limituar tifozësh në “Air Albania” me pretekstin se ekziston përhapja e Covid-19. Ditën e sotme, ashtu si edhe dje partitët politike mblodhën me qindra njerëz në shesh për hapjen e fushatës.

Sot, Partia Socialiste, ka vijuar me fushatën e këtë herë si për ironi në një stadium, atë të Flamurtarit në Vlorës teksa siç e shikoni edhe nga fotoja, ai eshte mbushur me nje numer te konsiderueshem personash.

Prej kohësh askush në Vlorë nuk kujtohet për ekipin e futbollit që është katandisur në vendet e fundit të Kategorisë së Parë, ndërsa sot bëjnë fushatë politike pikërisht në stadiumin e Flamurtarit dhe i mohojnë tifozëve mundësinë për të parë ndeshjen e Kombëtares shqiptare ndaj yjeve të Anglisë.