Abdurrahman Fangaj është largimi i rradhës nga Vllaznia. Mbrojtësi i afruar nga Laçi para dy sezonesh ka mbyllur bashkëpunimin me kuqeblutë. Në një prononcim ekskluziv për “Shkodra Sport” ai flet për këtë largim.

24-vjeçari falenderon drejtuesit dhe shokët e skuadrës ndërsa thekson se ekipin e ardhshëm do e tregojë shumë shpejt. Fangaj tha: “Sot vendos ta mbyll bashkëpunimin tim me Vllazninë. Në sezonin e ri nuk do jem pjesë e ekipit dhe mund të them se ishte një ndarje me mirëkuptim.

Dua të falenderoj drejtuesit e skuadrës, trajnerët, shokët, por edhe tifozët që i kam pasur në mbështejet gjthmonë. Vllaznisë i uroj sa më shumë suksese dhe jam i lumtur për këto dy vite që kalova, ku fitova edhe dy kupa të Shqipërisë.

Tashmë duhet të shoh përpara për karrierën time. Ekipi i rradhës ? Realisht kam disa oferta. Do shqyrtoj atë më të duhurën dhe që më përshtatet dhe besoj shumë shpejt në ditët e rradhës do shpall edhe skuadrën time të re. Me të cilen do vijoj sezonin e ri”.
Endri ÇINARI