Prej disa sezonesh është pjesë e Vllaznisë për të cilën po jep kontributin e saj si në arritjen e sukseseve kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare.

Kapitenia e kombëtares Albina Rrahmani është ndjerë e vlerësuar sot kur presidenti Matija e ka ndarë vlerësimin e bërë nga SK Vllaznia me të gjitha vajzat e ekipit duke i falenderuar për atë që kanë dhënë për këtë skuadër në vite.

Për Albina Rrahmanin, shqiptaren e Kosovës që kontribuon prej vitesh për Vllazninë, rasti i presidenti Matija është një shembull më vete.

“Ndjehemi shumë mirë dhe shumë krenare që kemi patur fatin të punojmë gjatë kohës që president dhe udhëheqës i klubit të femrave është zoti Lazër Matija, për vete faktin, punën dhe gjithçka që ka dhënë, jo vetem për ekipin e Vllaznisë por edhe për gjithë futbollin e femrave në Shqipëri.

Shpresoj që edhe njerëz të tjerë, si dhe ekipe të tjera, të ndjekin këtë shembull dhe të kontribuojnë në këtë mënyrë në futbollin e femrave.”, u shpreh Rrahmani, që krahas Vllaznisë mban edhe shiritin ekapitenes së kombëtares së Shqipërisë në futboll për femra./SHKODRA-SPORT.COM/