Partizani i ka dhënë lamtumirën Ligës së Europës me një barazim 1-1 në Tiraspol ndaj Sherif vendas, por këtë radhë të kuqtë kanë zhvilluar një lojë shumë më të mirë se në ndeshjet e kaluara dhe vetëm një moment i diskutueshëm i ka hequr kualifikimin.

Ekipi i Lerdës ka kërkuar me ngulm golin që në minutat e parë dhe e ka gjetur me Asanin duke e mbyllur në avantazh pjesën e parë të duelit. Në të dytën, vendasit u zgjuan disi duke rrezikuar portën e Hoxhës, por barazimi do të vinte mes polemikave, pasi goli i vendasve fillimisht u anulua nga vijërojtësi për pozicion jashtë loje e pastaj u kthye nga kryesori.

Në fund, Partizani provoi me çdo mënyrë të gjente golin e barazimit, por nuk ia doli, duke mbyllur këtu aventurën e kësaj vere në Europë. Duhet thene se asnjeri nga dy shkodranet qe jane pjese e te kuqve, nuk ka luajtur si titullar ne kete takim.

Çinari ka hyre ne loje ne vendin e Trashit ne minuten e 79-te ndersa per Hakajn nuk ka patur asnje minute. Aventura europiane e kesaj skuadre ne kete menyte eshte mbyllur ketu.
www.shkodrasport.com