Superliga e Kosoves vazhdon “te rrembeje” lojtare nga Shqiperia. Mbremjen e sotme nje tjeter futbollist ka firmosur atje. kete here behet fjale per nje shkodran, pikerisht Jasmin Rraboshten.

Sulmuesi 29 vjeçar ka njoftuar pak minuta me pare permes rrjeteve sociale se ka arritur akordin dhe ka firmosur me ekipin e Vushtrrise dhe tashme eshte lojtar i saj.

Siç dihet Vushtrria sezonin e kaluar u drejtua nga trajneri shkodran duke u shpallur kampione e kategorise se pare dhe duke fituar te drejten per te luajtur ne sezonin e ri ne Superligen e Kosoves.

Prandaj dhe Rraboshta do te kete mundesine te tregoje vlerat e tij me te mira ne kete kampionat ku tashme futbollistet dhe trajneret nga Shqiperia jane te shumte.

Sulmuesi shkodran ne dy sezonet e fundit ka luajtur ne Turqi ku ka vazhduar te shenoje rregullisht gola dhe tashme kete gje do te tentoje ta beje edhe tek Vushtrria per ta ndihmuar ate te arrije objektivat qe ka.
© shkodrasport.com