Partizani ka fituar edhe finalen e dyte ndaj Vllaznise dhe serish me set final, 3-2 duke hedhur kesisoj nje tjeter hap te sigurte per fitimin e titullit kampion te ketij sezoni.

Partizani e ka fituar me lehtësi setin e parë të ndeshjes në shifrat 25-15 dhe kjo krijoi idenë se të kuqtë do ta kishin të lehtë fitoren në këtë takim, por në fakt nuk do të ndodhte kështu.

Vllaznia reagon mjaft mirë dhe fiton setin e dytë 25-16 dhe më pas edhe të tretin 25-23 duke kthyer tashmë avantazhin në favorin e saj. Megjithatë kjo sfidë do të dhuronte sërish emocione.

Të kuqtë do të fitonin setin e katërt 25-23 dhe kësisoj gjithçka shkon në barazpeshë duke e çuar takimin në set final. Në këtë të fundit janë sërish ata që luajnë më mirë dhe arrijne te fitojne me shifrat 15-11.

Ne kete menyre, ne rast fitoreje diten e shtune ne Shkoder, Partizani do te shpallet kampion megjithate Vllaznia nuk do te heqe dore lehte nga pretendimet e saj sepse nuk po shfaqet aspak inferiore ndaj ketij kundershtari.