Një nga pikat më të forta të Vllaznisë së volejbollit është padyshim Antoneta Molla. Ajo është edhe anëtare e ekipit tonë kombëtar dhe në sezonin e fundit është mundur të japë më të mirën e saj për ekipin shkodran, ndonëse ai nuk arriti dot të shkojë deri në katërshe sepse u eliminua nga Partizani, skuadër kjo që u shpall kampion.

Në një intervistë për “Shkodra Sport” Molla ka folur për shumë gjëra, në lidhje me sezonin që sapo u mbyll, por edhe për të ardhmen e saj. Ndiqni më poshtë intervistën me këtë lojtare të talentuar:

– Jeni e kënaqur si shkoi sezoni i fundit për Vllazninë?

– Të them të drejten, objektivi jone ka qenë siç e kemi thënë, futja ne katershe. Pavaresisht kësaj, une personalisht jam shume e kënaqur me rezultatin e arritur edhe punen qe është bërë me secilen prej lojtareve sepse është parë një rritje profesionale tek secila prej nesh. Ndoshta edhe blerjet që bënë ekipet e tjera si Partizani e Mirdita, i ndihmuan shume edhe i favorizuan këto skuadra më teper sesa ne qe kemi komplet kontigjent shkodran ne ekip.

Aq me teper ne nje kohe ku mosha mesatare e ekipit tone është vetëm 20 vjeç. Megjithate, ne arritëm të mundim gjatë kampionatit ekipin e Partizanit qe u shpall kampion kete vit dhe kjo është një arritje per ne. Kemi shume pune për të bër për sezonin e ardhshem për të arritë edhe objektiva më të larta dhe une shpresoj shume qe t’i permbushim ato, sigurisht me pune e duke marre parasysh faktin qe tashme kemi edhe njefare ekperience.

– Po në aspektin personal, si e gjykoni ecurinë tuaj?

– Unë personalisht kam mesuar shume gjate këtij viti si ne aspektin profesional ashtu edhe ne aspektin teknik. Sigurisht qe ardhja e lojtareve te huaja ne kampionatin shqiptar i cili siç dihet nuk ka nje nivel aq te larte, është një gjë shume e mire sepse shton rivalitetin dhe konkurrencen ne fushe.

Sigurisht edhe unë si çdo lojtare tjeter kam pikësynimet e mia. Mund te them qe jo vetem unë po secila prej nesh është munduar të japë maksimumin ne secilen ndeshje, për të dhënë më të miren prej vetit. Edhe prej kësaj ka ardhë edhe rritja e nivelit ne çdo ndeshje.

– A ka ndikuar ndryshimi i trajnerëve tek ju?

– Secili trajner ka mënyren e vet si e mendon organizimin dhe skemat e lojës. Mund te them qe trajnerët aktual kanë bërë nje pune shume të mire ne permiresimin e pikave tona të dobta edhe nxjerrjen ne pah te cilesive tona më të mira. Kjo ka ndikuar pozitivisht tek ne.

– Fakti që jeni edhe pjesë e kombëtares, ju motivon më shumë për t’u përgatitur edhe më mirë çdo ditë në stërvitje?

– Patjeter qe po, sepse perveç se nder, eshte edhe nje pergjegjesi shume e madhe kur perfaqeson Shqiperine. Kjo më motivon jo vetem mua por edhe çdo lojatare tjeter qeë t punojmë ma fort çdo dite, për të qenë pjese aktive ne çdo seance stervitore.

– Objektivi juaj për të ardhmen?

– Objektivi për të ardhmen është sigurisht marrja e titullit kampion nga ana e Vllaznisë së volejbollit të femrave, titull ky që do të ishte i pari në historinë e saj. Më pas, sigurisht që shpresoj që në një të ardhme të afërt, të arrij të luaj në një ekip profesionist jashtë vendit.
© shkodrasport.com