Partizani reagon menjëherë pas largimit të Skukës dhe plotëson vendin e lënë bosh nga sulmuesi në repartin e avancuar.
Oversport mëson se klubi kryeqytetas ka arritur marrëveshjen me Trepcan për të siguruar shërbimet e sulmuesit nigerian Christian Mba. 23-vjeçari do të firmosë një kontratë tre vjeçare me Partizanin.
Mba ka qenë një nga protagonistët kryesorë në Superligën e Kosovës, ku ka arritur të shënojë 10 gola në 18 ndeshje të luajtura në kampionat.
Shumekush mendon se largimet e Skukes dhe Bitrit do te ndikojne ne ecurine e Partizanit por kjo mbetet per t’u pare ne ndeshjet e ardhshme. Ajo qe konstatojne te gjithe eshte se te kuqte po kalojne nje krize rezultatesh dhe kete e tregon me se miri fakti qe ne tre ndeshjet e fundit kane grumbulluar vetem nje pike.