Jo vetem Tirana por edhe Partizani duket se i ka hedhur syte nga Vllaznia dhe preferon nje lojtar te saj. Herald Marku ka një rritje në karrierën e tij. Nga Tërbuni i Pukës shkoi në Gjermani e më pas u rikthye në Krujë.

Një sezon në Superiore dhe duket se bëri mirë me krutanët. Marku firmosi në verë në Shkodër dhe bashkë me Dajan Shehin u panë me skepticiziëm, por janë dy nga lojtarët me më shumë minuta.

Për mëngjarash nuk është kollaj në Superiore, ndaj edhe nuk është çudi që mesfushori të jetë zëvendësuesi i Trashit në kryeqytet, aq më tepër që kontrata me Vllazninë i përfundon. Por, mund të shkojë edhe jashtë.

Herald Marku është një nga anësorët e majtë që ka spikatur në Superiore, por edhe me më shumë minuta dhe tashmë është gati për të bërë hapin e madh, ndaj edhe sapo të mbarojë ky sezon, lojtari me origjinë nga Puka zor se mund të jetë pjesë e Vllaznisë/Vipsport/