Partizani do të luajë ditën e diel sfidën e fundit për këtë vit ndaj Vllaznisë në “Selman Stermasi”, në orën 16:00. Të kuqtë vijnë pas 3 humbje rresht dhe përballë shkodranëve kërkojnë kthesën.
Skuadra drejtohet nga dyshja Kalari-Tomori pas largimit të Franko Lerdës. Për këtë takim, Partizani do të ketë 3 mungesa të sigurta, Corderio dhe Boldor janë pezulluar nga disiplina me 5 ndeshje për shkak të sherrit të ndodhur gjatë ndeshjes me Teutën, ndërsa Esat Mala vijon të jetë I pezulluar nga klubi.
Por, sikur të mos mjaftojnë këto 3 mungesa, një tjetër I shtohet listës. Bëhet fjalë për sulmuesin Solomon I cili është larguar drejt familjes së tij për shkak se ka humbur nënën e tij.
Futbollisti ka marrë leje në klub për të qendruar pranë familjes në këtë momentë të vështirë dhe ndaj Vllaznisë nuk do të jetë në fushë.
4 mungesa të sigurta do të kenë të kuqtë për këtë takim kur fitorja kërkohet me çdo kusht për të mos humbur më shumë terren me kreun, por edhe për të mos u futur në krizë rezultatesh./newsport/