Partizani ka fituar 1-0 me Laçin për javën e dytë të Superligës.
Në Elbasan Arena ka vendosur një gol i Skukës në minutën e 44. Ka qenë vetë sulmuesi që ka fituar penalltinë, me VAR që ka komunikuar me arbitrin Shahini për 11 metërsh.
Skuka nuk gabon, duke i dhënë tri pikë të tijve. Edhe në pjesën e dytë Demat kanë dominuar me lojë dhe raste, teksa në fundin e ndeshjes mund të dyfishonin me Hotin dhe Carën.
Pas dy javësh, Partizani me dy fitore merr kreun e Superligës me gjashtë pikë, ndërsa Laçi me tri pikë ndodhet në vendin e pestë.
FT/ Partizani 1 – 0 Laçi ( Skuka 44′ (11m) )
Partizani (4-3-1-2) Rexhepi; Hadroj, Bitri, Sota, Buxhelaj; Rrapaj, Matondo, Murataj, Hoti, Da Silva, Skuka Trajner: Giovanni Colella
Laçi (4-2-3-1): Dajsinani; Roganovic, Velkoski, Alla, Turkaj; Manellari, Ziko; Spahiu, Babatunde,Mazrekaj, Adeleke Trajner: Dejan Vukicevic