Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPartizani në avantazh ndaj Vllaznisë në statistika, mësohet arbitri që vendos drejtësi...

Partizani në avantazh ndaj Vllaznisë në statistika, mësohet arbitri që vendos drejtësi sot në ‘Loro Boriçi’

Kategoria Superiore e futbollit do zhvillojë sot dy ndeshjet e radhës për javën e 12-të. Në 16:45, Vllaznia dhe Partizani përplasen në “Loro Boriçi”, për një duel që pritet maksimalisht i luftuar, edhe për formën që po kalojnë dy skuadrat.

Në këtë duel, Sektori i Arbitrimit pranë FSHF i ka besuar Florjan Latës bilbilin kryesor. Durrsaku do ketë një detyrë jo të lehtë në fushë, me sfidën që pritet me raste nga dy skuadrat. Ky duket sezoni i Latës, me FSHF që po promovon arbitrat e rinj.

Lata njihet dorëlëshuar për kartonat e verdhë, me “luftarakët” e dy skuadrave që do duhet të tregohen të kujdesshëm në ndërhyrje.

Në total dy skuadrat janë ndeshur mes tyre 162 herë, teksa Vllaznia ka fituar 48 ndeshje, Partizani 72 dhe 42 të tjera janë ndarë barazim./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments