Një nga më të mirët e sezonit që lamë pas, Ilir Allmuça ka përfunduar në qendër të vëmendjes të disa klubeve të Superiores në Shqipëri dhe Kosovë. Mbrojtësi i majtë ka përfunduar kontratën me Egnatian dhe tani në duar disa oferat konkrete.
Burime të besueshme bëjnë me dije për Newsport.al, që Partizani është klubi i parë që po tenton ta afrojë në skuadër, ndërkohë që dhe Vllaznia mësohet se e ka në plan 25-vjeçarin. Në garë për të është futur edhe Gjilani që duket ta ketë më të thjeshtë për ta bindur futbollistin.
Zekerija Ramadani e kishte titullar te padiskutueshëm Allmuçën te Egnatia dhe ish-trajneri i rrogozhinasve pritet ta marrë me vete në Kosovë te Gjilani. 25-vjeçari ishte prej 3 vitesh pjesë e Egnatias. Por, në sezonin që lamë pas shkëlqeu duke arritur të zërë disa herë një vend në formacionet më të mira të javëve.
Është aktivizuar në 32 ndeshje, 31 prej të cilave i ka nisur nga minuta e parë. Një lojtar i dalë nga Akademia e Dinamos, që tashmë është në radarin e 3 klubeve të njohura. Kush do ta fitojë duelin për shërbimet e tij? Merkato e verës do të na e tregojë.