Nga Vllaznia nuk do te kete largime por edhe afrime lojtaresh. Sonte eshte zyrtarizuar largimi i portierit Sherri per tek Laçi, por sakaq drejturesit kuqeblu jane duke tentuar afrimin e nje lojtari me tipare sulmuese.

Behet fjale per futbollistin e Flamurtarit Ardit Hoxhaj. Skuadra vlonjate tashme ka rene nga kategoria dhe lojtari nuk do ta kete te veshtire te ndahet prej saj.

Ne Shkoder nderkohe kane nevoje per futbolliste me tipare sulmuese. Edhe braziliani Junior tashme eshte larguar dhe kesisoj eshte shume e nevojshme per te nderhyre edhe ne kete repart.

Me Hoxhajn duket se ka filluar kontaktet drejtori Djarmati dhe pritet qe ne ditet ne vijim te kete diçka konkrete ne kete drejtim. Ideja eshte qe palet te bien dakord dhe lojtari te vishet kuqeblu por gjithçka do te sqarohet brenda dy- tre ditesh.

Pas tij padyshim qe priten edhe perforcime te tjera, duke filluar nga porta e per te perfunduar tek sulmi. Tek Vllaznia eshte e nevojshme nderhyrja ne çdo repart dhe drejtuesit po punojne ne kete aspekt.
www.shkodrasport.com