Partizani vazhdon te synoje marrjen e futbollistit Sindrit Guri, por shkodrani me shume mundesi nuk do te rikthehet ne kete periudhe per te luajtur serish ne kampionatin shqiptar te futbollit.

Qendërsulmuesi nga Shkodra ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës në sezonin e fundit, me tetovarët, që kanë në dorë opsionin e rinovimit edhe për një sezon tjetër me 28-vjeçarin.Për momentin, nga Maqedonia e Veriut nuk vjen asnjë sinjal i qartë mbi vendimin e Shkëndijës, por lëvizjet e fundit japin indicie për një largim të mundshëm të sulmuesit.

Por e sigurte duket qe Guri nuk do luaje ne Shqiperi ne sezonin e ri. Nje pergjigje e tille mesohet te kete dale nga kampi shkodran pasi edhe drejtues te Vllaznise kane negociuar me te per t’i bere nje oferte per ta veshur kuqeblu ngaqe kane nevoje per nje sulmues te tille.

Megjithate, “Shkodra Sport” meson se Guri u ka bere te ditur krereve te klubit ku u formua si futbollist se per momentin nuk e ka nder mend te rikthehet te luaje ne kampionatin shqiptar. Sipas tij, nese do te largohet nga Shkendija, do ta beje per nje skuader te nje kampionati tjeter.

Ne kete menyre, shpresat edhe te te kuqve per ta patur ne skuader veniten dhe tashme si ato ashtu edhe Vllaznia duhet te shohe ndonje piste tjeter per perforcimet ne repartin e sulmit./SHKODRA-SPORT.COM/