“France Football” publikoi dje listën e 30 lojtarëve kandidatë për fitimin e “Topit të Artë”. Lionel Messi nuk bën pjesë në listë, diçka që nuk ndodhte prej vitit 2005.

Fituesi do të zgjidhet në muajin tetor, teksa nuk do të merren më në bazë statistikat dhe performancat gjatë një viti kalendarik, por çfarë ndodhi në sezonin 2021/2022.

Karim Benzema cilësohet si favoriti kryesor, diçka që e pranon edhe Kylian Mbappe. Në një prononcim për revistën franceze, ylli i PSG-së thekson se vetëm kapiteni i Realit është mbi të.

“Natyrisht që do e fitojë Benzema. Ai është 34 vjeç dhe mbylli sezonin e jetës. Karim fitoi Champions League si protagonist. Nëse do isha në vend të tij dhe nuk do e fitoja, nuk do mendoja më fare për këtë çmim.

Tre më të mirët? Benzema, unë dhe Sadio Mane”, deklaroi sulmuesi 23-vjeçar i PSG-së dhe kombëtares franceze.