Ndeshjes që do të zhvillohet mes Laçit dhe Partizanit i ka ndryshuar orari. Superiorja do të rikthehet pas dy ditësh për të zhvilluar javën e kampionatit ku kemi ngjeshje në luftën për titullin kampion.

Për këtë arsye Laçi dhe Partizani, dy ekipe që luftojnë për titullin kampion, do të luajnë në orën 16:00 së bashku me Kukësi-Teuta dhe Tirana-Vllaznia.

Pra të gjitha ekipet e mëdha do të luajnë në orën 16:00, ndërsa sfidat e mbijetesës si Apolonia-Kastrioti dhe Skënderbeu-Bylis do të zhvillohen në 13:00.

Kuptohet qe luajtja e ndeshjeve te te gjithe ekipeve pretendente ne te njejtin orar, por ne fakt nuk ndodh gjithnje keshtu. Ne ndeshjet e javes se kaluar, Vllaznia- Skenderbeu u luajt ne oren 13.00 ndersa dy rivalet e saj, Partizani dhe Teuta i luajten ndeshjet e tyre ne oren 16.00./SHKODRA-SPORT.COM/