Klubi i Çelsit nuk është i vetmi që mund të pësojë një ndryshim rrënjësor në të gjitha sferat si pasojë e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Me sa duket edhe Mançester Siti tani është nën shqyrtim, pasi sheiku Mansur el Zajed, i cili është edhe pronari i Mançester Sitit, ka pasur një takim në javën e kaluar me presidentin e Sirisë, Bashar Al Asad.
Ky i fundit është një aleat i fortë i Putin dhe ka ofruar ndihmë për luftën në Ukrainë, mbledhja mes Sheikut Mansur që mban postin e kryeministrit në Emiratet Arabe dhe tij, është dënuar publikisht nga qeveria britanike.
Si rrjedhojë, një parlamentar britanik i cili i përket Partisë Laburiste, theksoi se ndoshta një person i tillë nuk meritonte të kishte në zotërim një klub si Mançester Siti.
“Ka patur vrasje barbare të vazhdueshme në Siri, e dirigjuar nga Asad dhe tani Putin po bën të njëjtën luftë agresioni ndaj Ukrainës.
Dhe tani ka njerëz të cilët duan të bëjnë takime me ta?”, ishin fjalët e parlamentarit Kris Brajant i cili denoncoi publikisht sheikun e Sitit për këtë qëndrim të pakuptimtë në mes të kësaj lufte.