Nga Portugalia vjen hipoteza se Ronaldo do të ketë “stadiumin e vet”. Bëhet fjalë për emrin e stadiumit të Sportingut të Lisbonës, klub nga i cili Ronaldo u bë i njohur. 34 vjeçari u aktivizua në sezonin 2002-2003 për të parën herë me luzitanët, ndërsa më pas kaloi te “Djajtë” e Mançesterit.
Emri mund t’i vendoset stadiumit pasi lojtari të mbyllë karrierën. “Ekziston kjo teori, emri i stadiumit mund të ndryshohet dhe t’i vendosim atë të Ronaldos. Do të na bëntë kranarë.
Ai është lojtari më i madh i të gjitha kohërave dhe një pjesë e rëndësishme e jona”, u shpreh një pjesëtar i stafit.
Ronaldo është një idhull në mbarë vendin dhe kryesisht në klubin e Sportingut, aty ku fëmijët e akademisë rriten me shembullin e punës dhe sakrificës së tij.