Përballja mes Vllaznisë dhe Kukësit këtë të shtunë më 27 gusht, është një prej sfidave më të bukura që premton java e dytë. Asnjë prej të dyja skuadrave nuk ka fituar tri pikët e para, teksa bashkë konsiderohen pretendentë për titull.

Josa mund të jetë sërish i cunguar, për shkak të dëmtimeve të Bulatovic dhe Aralicës, ndërsa nuk dihet a do arrihet federimi i Esat Malës. Në anën tjetër as verilindorët nuk do udhëtojnë të qetë drejt “Loro Boriçit”.

Kjo për shkak se Skënder Gegës i duhet të bëjë pa sulmuesin Klejdi Daci, që shënoi kundër Tiranës, por u ndëshkua me të kuq më pas për veprim antisportiv. Mungesës së Dacit i shtohen dhe mungesat e mundshme të Dragoshit dhe Shqiprim Taipi, që nuk besohet të rikuperohen në kohë.

Megjithate keto mungesa pritet te mos ndikojne tek skuadrat sepse trajneret kane alternativa te tjera ne dispozicion dhe padyshim qe do te hedhin ne fushe lojtaret e duhur per te kerkuar me çdo kusht fitoren e tyre te pare ne kete kampionat qe sapo ka nisur.