Kohe ndryshimesh tek Erzeni. Ata qe kontribuan shume sezonin e kaluar per ngjitjen e kesaj skuadre ne Superlige, duket se nuk kane me vend ne skuader per sezonin e ri. Ardhja e stafit tjeter me ne krye Kapllanin ka bere qe gjerat te ndryshojne.

Dhe pas mesfushorit Ersil Ymeri, ka qene rradha e mbrojtesit shkodran Dritmir Beci per t’u larguar. Ai ne fakt ka patur edhe oferta te tjera teksa Bylis ka ngulmuar shume per ta marre, por ka dashur t’u qendroje besnik shijakasve, por kjo duket se nuk ka vlejtur.

Permes nje postimi te shperndare ne rrjetet sociale, 26 vjeçari ka njoftuar mbylljen e bashkepunimit me kete skuader dhe po ashtu i ka falenderuar te gjithe per ndarjen e momenteve te lumtura sebashku.

Pershendetje! Nga ky moment nuk jam me lojtar i Kf Erzenit. Desha te falenderoj stafin drejtues , tifozet dhe t gjith shoket e ekipit qe ishim si familje.

Jam krenar per kontributin tim ne realizimin e objektivave . I uroj shum suksese ne vazhdim ! Respekt”./SHKODRA-SPORT.COM/