Ish-lojtari i Tiranës, Saimir Patushi, nuk ka kursyer fjalët për trajnerët e huaj pas humbjes së Flamurtarit ndaj Teutës dhe Tiranës ndaj Vllaznisë në Shkodër.MixCollage-27-Oct-2025-09-02-AM-6429Në një postim të gjatë në “Facebook”, Patushi shprehu zhgënjimin e tij ndaj trajnerit Roberto Bordin dhe italianit tjetër Françesko Moriero, duke e akuzuar për vendime të diskutueshme dhe për mungesë drejtimi në skuadër.

“Këta trajnerë të huaj po na çudisnin çdo ditë. Ai i Tiranës (Bordini) ha tre gola dhe thotë që luajtëm mirë. Ky ustai i Vlorës (Moriero) thotë që do hiqja që në pjesën e parë tre lojtarë. Ore, po më mirë futu vetë, mister, se javën tjetër këta lojtarë që do hiqje mendon se të përgjigjen? Hajde, usta, hajde! Çfarë turpi… po i jep identitet Flamurtarit dhe ke vetëm 2 pikë”, shkruan Patushi.

Humbja e radhës ka rritur presionin mbi trajnerin dhe lojtarët, ndërsa tifozët e Tiranës dhe Flamurtarit shprehin shqetësime për ecurinë e ekipit dhe vendimet e drejtuesve teknikë. Kritikët theksojnë se skuadrat duhet të gjejnë stabilitet dhe organizim, në të kundërt si Tirana dhe Flamurtari mund të rrezikojë edhe më shumë largimin nga zonat e para të renditjes. Analistët sportivë vënë në dukje se mungesa e koordinimit mes lojtarëve dhe ndryshimet e shpeshta në formacion kanë ndikuar drejtpërdrejt në performancat e ekipit.

Sipas tyre, për të përmirësuar situatën, Tirana dhe Flamurtari duhet të gjejnë një ekuilibër mes lojës ofensive dhe mbrojtjes, duke ruajtur moralin e grupit dhe duke vendosur një strategji të qartë për çdo ndeshje. Postimi i Patushit ka ndezur debat edhe mes tifozëve në rrjetet sociale, ku shumë prej tyre janë solidarizuar me kritikat e ishlojtarit, duke theksuar se skuadrat kanë nevojë për një qasje më të vendosur dhe për vendime më të kujdesshme nga stafi teknik.