Legjenda e portes shkodrane Paulin Ndoja ka folur sot per RTSH Shkodra ne lidhje me ndeshjen qe do te luaje Vllaznia kete jave ne Korçe, duke e konsideruar ate shume te veshtire, por edhe duke shprehur bindjen se ajo do te fitoje.

“Është ndeshje e vështirë, por në këtë moment kampionati ka hyrë në një faze shume interesante. Për mendimin tim, Vllaznia nuk është ajo çfarë ka dhënë deri tani, Vllaznia është më e mirë dhe ka për të qenë më mirë. Pavarësisht që korçarët janë për mbijetesë, mendoj që Vllaznia do të fitojë.

Në futboll kurrë nuk i dihet. Vllaznia e ka treguar veten që ka shkuar deri në finale, ka marrë edhe Kupën. Nuk e di opinionin e tjerëve, por unë i besoj shumë trajnerit. Është shumë i mirë dhe di si ta drejtojë skuadrën në këto momente të caktuara si ndeshja në Korçë”.

Ish- portieri i njohur ka dhene nje mendim edhe ne lidhje me portieret aktuale te Vllaznise per te cilet eshte shprehur ne kete menyre: “Unë duhet të flas pak me rezerva sepse ato dy janë portierët e mi, por pa bërë vlerësime dhe nënvlerësime për asnjërin, unë kisha kërkuar nga trajneri që Qarri të ishtë më afër skuadrës.

Ky është mendimi im, nuk e di mendimin e trajnerit dhe nuk mund të nderhyj, por sipas meje Qarri ka pasur mundësi të ishtë më para tek ekipi. Ndërsa, Shkoza ka shkuar pak më vonë sepse ka pasur edhe dëmtime, por të dy janë shumë të mirë. Kanë qenë me mua që 13 vjeç”./SHKODRA-SPORT.COM/