Pavarësisht distancës që ka krijuar për momentin Tirana me ekipet e tjera rivale, gara për titullin kampion është ende e hapur dhe në lojë janë katër ekipet e para. I këtij ekipi është ish- futbollisti i njohur Arjan Peço që tashmë punon si trajner moshash në Zvicër.
Në studion e “Procesi Sportiv”, Peço ka thënë se edhe Vllaznia është ende në garë për titull dhe gjithçka sa i takon atij, do të vendoset në fund të muajit mars.
“Pavarësisht se Vllaznia është 8 pikë larg, është në garë për titull. Në këto kampionatet me pak ekipe, favoritet përcaktohen në fund të muajit mars, pikërisht atëherë kur të gjithë ekipet kanë krijuar një lloj konsolidimit në kampionat kur ai është afër fundit.
Kush do të jetë më në formë në atë periudhë, do të dali kampion, kështu që për mendimin tim Vllaznia është ende në lojë për titullin kampion, pavarësisht se është 8 pikë larg.
Të katër ekipet që janë aktualisht në vendet e para, janë të gjitha në lojë. Kjo sepse ka ende edhe shumë përballje. Do luajnë me njëri- tjetrin, do luajnë me ekipet që bien nga kategoria.
Kjo formula me 10 ekipe më pëlqen shumë. Nuk duhet të merremi me populizëm, jo nuk është Kavaja, Gjirokastra apo ekipe të tjera në Superligë. Nëse do të ketë më shumë ekipe, do fillonin pazaret, do binte cilësia”- është shprehur Peço./SHKODRA-SPORT.COM/