Në ndeshjen e sotme Vllaznia- Erzeni ka patur edhe një moment ku pati një debat të vogël në mes futbollistëve shkodranë por që gjithsesi u kalua pa i dhënë ndonjë rëndësi të madhe, edhe ngaqë ishte një ndeshje e parëndësishme.

Ka qenë minuta e 48-të kur braziliani Zhunior fitoi një 11-metërsh pas pengimit në zonë nga ana e portierit Vata. Sulmuesi pasi mësoi vendimin e arbitrit që tregoi pikën e bardhë, nxitoi të merrte topin dhe mori përsipër ekzekutimin e saj.

Por ndërkohë Gocaj, njeriu i caktuar nga ana e stafit teknik për gjuajtjen e 11-metërshave, u afrua me idenë se braziliani do i hapte rrugë për ekzekutimin e tij, por ndeshi në vendosmërinë e sulmuesit dhe bëri pas.

Aty pranë ka qenë edhe kapiteni Lika i cili duke parë situatën, tentoi t’i afrohej Zhuniorit por u ndal nga Gocaj dhe këtu gjithçka u mbyll. Ai e gjuajti topin por nuk arriti dot ta dërgonte në rrjetë sepse në trajektoren e tij u ndal nga portieri kundërshtar.

Në fakt nuk është hera e parë që kjo ndodh tek Vllaznia. Ka ndodhur edhe vitin e kaluar kur në dy momente penalltitë nuk i janë lënë t’i gjuajë Gocaj dhe ato janë humbur. E dyta herë edhe sivjet dhe padyshim që ky është një fenomen i cili padiskutim që duhet të marrë fund njëherë e mirë sepse nuk tregon aspak seriozitet.
© shkodrasport.com