Kukësi do të ketë dy mungesa shumë të rëndësishme në ndeshjen e radhës kundër Vllaznisë, e cila do të zhvillohet të mërkurën në orën 17:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.
Në sfidën ndaj Teutës u ndëshkuan me kartonë të verdhë mesfushorët Valon Ethemi dhe Eduard Rroca, të cilët plotësuan numrin katër të tyre dhe janë të detyruar të mungojnë në javën e 25-të. Lajm i mirë për Kukësin është fakti se rikthehet pas pezullimit mbrojtësi Olsi Teqja, i cili mungoi dje ndaj Teutës.
Por nga ana tjeter, mungesa pritet te kene edhe shkodranet. Me kartona per momentin nuk duket se eshte kush i ndeshkuar, por duhet pare gjendja shendetesore e Ramadanit qe la fushen i demtuar dje ndaj Skenderbeut.
Me probleme eshte edhe sulmuesi maqedonas Hristov qe ka pesuar nje terheqje muskulare ne stervitjen e diteve te fundit, nderkohe qe duhet pare edhe gjendja shendetesore e Bardulles apo dhe e ndonje lojtari tjeter.
Te dy ekipet vijne ne kete ndeshje me nje gjendje jo te mire psikologjike por do te tentojne t’i shkepusin piket njeri- tjetrit.
Ne fazen e pare ka qene Vllaznia qe ka fituar 2-1 ne Elbasan, nderkohe qe ne fazen e dyte, Kukesi “mori hak” duke fituar me te njejtin rezultat ne Shkoder. Çfare do te ndodhe ne perballjen e trete? Per kete duhet te presim…