Që pas transferimit të Cristiano Ronaldos nga Real Madrid te Juventus në verën e vitit 2018, emri i mbrojtësit të “Los Blancos”, Marcelo lidhet me një kalim të mundshëm tek skuadra torineze.

Mirëpo siç duket, braziliani është mërzitur nga këto thasheme dhe gjatë një bisede në Instagram me Fabio Cannavaron sqaroi gjithçka:

Dëgjoj prej dy vitesh që kam firmosur më Juventusin, që kam veshur fanellën e tyre dhe që nuk mund të jetoj pa Kristiano Ronaldon.

Njerëzit trillojnë shumë gjëra, mendoj se është një gjë e bukur dhe se disa tifozëve do t’u kishte pëlqyer, por nuk dua të largohem dhe nuk mendoj se Real Madridi do të më lërë të largohem, ndjehem shumë mirë këtu. Nuk di të them nëse është e vërtetë që Juventusi më kërkon”, ishin fjalët e mbrojtësit rreth kësaj teme.