HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPërforcim nga infermieria, Gjoka merr lajme të mira

Përforcim nga infermieria, Gjoka merr lajme të mira

Vllaznia është nisur drejt Ulqinit dhe trajneri Ernest Gjoka pret edhe futbollistë të tjerë atje. Në listën e publikuar nga klubi ditën e djeshme ishte i përfshirë edhe emri i mbrojtësit Denis Pjeshka, i cili prej disa kohësh ka qenë i dëmtuar dhe është drejt rikuperimit për pjesën e dytë të sezonit. Sot i riu, së bashku me fizioterapistin e ekipit, Ilirjan Haxhajën, kanë qenë së bashku për të kryer edhe fazën e fundit të rehabilitimit të dëmtimit dhe së shpejti Pjeshka do të nisë përgatitjet.

Konkretisht ditën e martë ai do të jetë në Ulqin për të nisur fazën përgatitore me ekipin. 22-vjeçari, i cili ka debutuar që në vitin 2013 me Vllazninë, në fillim të këtij sezoni ishte titullar fiks dhe është aktivizuar në nëntë ndeshje nga minuta e parë. Rikthimi i tij është një lajm i mirë për stafin teknik, që në fakt kërkon të afrojë edhe dy qendërmbrojtës të tjerë. /EDS/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments