Skuadra shkodrane është nisur drejt Ulqinit ku do të zhvillojë pjesën më intensive të përgatitjeve dimërore dhe padyshim që programi stërvitor i hartuar nga stafi teknik përveç seancave në fushën e stërvitjes dhe në palestër, ka të planifikuar edhe zhvillimin e ndonjë ndeshje miqësore. Por në fakt ky është një problem sepse është e vështirë të gjenden kundërshtarë. Një gjë të tillë e ka deklaruar në prononcimin e tij edhe trajneri Gjoka kur është shprehur:

“Krahas stërvitjes në Ulqin do të mundohemi të zhvillojmë patjetër edhe ndeshje miqësore. Sigurisht, është e vështirë të gjenden kundërshtarë në Ulqin, sepse kampionati malazez fillon vonë, skuadrat atje do t’i rifillojnë përgatitjet më vonë. Gjithsesi, është me shumë rëndësi të kemi ballafaqime testuese, për të koladuar veten. Do të mundohemi të realizojmë ndonjë miqësore, edhe pse e shoh mjaft të vështirë”.

© shkodrasport.com