Këto pamje nuk janë për njerëz të dobët. Ish-ylli i NBA James Nunnally, 27-vjeçari që ka luajtur te Atlanta dhe Philadelphia, është rrezuar me kokë të premten gjatë ndeshjes së Euro-League të klubit të tij Fenerbahce ndaj spanjollëve të Baskonia Vitoria.Për mrekulli ai ka mbetur pa dëmtim të rëndë. Por fitorja 79:74 kaloi në plan të dytë. Pas rrëzimit sallën e pushtoi një qetësi e frikshme.

Teksa basketbollisti dy metra i gjatë finalizon kundërsulmin me një “slam dunk” shpërthyes, ai e ekzagjeron dhe si pasojë rrëzohet me shumë forcë në tokë duke rënë me kokë.

Nunally qëndroi i shtrirë pas rrëzimit, dhe duhet të transportohej jashtë fushës. Gjithsesi tani ai është i vetëdijshëm. Brenda disa sekondave i erdhi ndihma mjekësore. Pesë minuta më pas ai u transportua në spital. Fatmirësisht pas kontrollit mjekësor ai nuk ka pësuar asnjë dëmtim serioz por qëndroi për disa orë në spital për të qenë i sigurt.