Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) ka bërë publike sot kalendarin e Kupës së Shqipërisë për meshkuj e femra, turne që do të nisë më datën 20 janar. Në këtë event do të marrin pjesë të gjitha ekipet e regjistruara në kampionat, duke e bërë një event të hapur për të gjitha skuadrat dhe basketbollistët. Ky event do të kalojë disa faza deri sa të zhvillohet finalja. Kështu, më 20 janar do të nisin ndeshjet eliminatore, ku do të luajnë skuadrat që luajnë në Kategorinë e Parë për meshkuj dhe ekipet që luajnë në Grupin B të Kategorisë së Parë për femra.

Skuadrat që do të kualifikohen nga kjo fazë eliminatore, një për meshkuj dhe dy për femra, do të marrin pjesë në turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, që do t’i luajë ndeshjet më datën 27 janar. Në këtë fazë çerekfinale do të jenë skuadrat që luajnë në Superligën e meshkujve dhe në Grupin A të Kategorisë së Parë për femra. FSHB bën me dije se takimet kualifikuese do të luhen në fushën e skuadrës së renditur më mirë në renditje dhe do të luhet me ndeshje “teke”, ku fituesja avancon në raundin tjetër, pa ndeshje kthimi. Pra, per meshkuj, Vllaznia do te prese ne Shkoder ekipin e Kamza Basket, ndersa femrat e Vllaznise do ta luajne ndeshjen çerekfinale ne Tirane ndaj Studentit.

Kupa e Shqipërisë – Meshkuj (faza eliminatore)

20 janar, Flamurtari – Skënderbeu,            ora 13:00 (Vlorë)

20 janar, Elbasani – Apolonia,                      ora 14:00 (Elbasan)

24 janar, Fitues 1 – Fitues 2,                        ora 13:00

Kupa e Shqipërisë – Meshkuj (faza çerekfinale)

27 janar, Teuta – Skuadra e kualifikuar,     ora 18:00 (Durrës)

27 janar, Tirana – Goga Basket,                   ora 19:00 (Faherie Hoti)

27 janar, Partizani – Barleti Eagles,            ora 19:00 (Asllan Rusi)

27 janar, Vllaznia – Kamza Basket,          ora 17:00 (Shkodër)

Kupa e Shqipërisë – Femra (faza eliminatore)

20 janar, Apolonia – Partizani,                     ora 11:00 (Vlorë)

20 janar, Elbasani – Kamza Basket,            ora 16:00 (Elbasan)

Kupa e Shqipërisë – Femra (faza çerekfinale)

27 janar, Goga B. – Apolonia/Partizani,      ora 12:00 (Durrës)

27 janar, Flamurtari – Elbasani/Kamza,     ora 11:00 (Vlorë)

27 janar, Tirana – Skënderbeu,                     ora 17:00 (Fahrie Hoti)

27 janar, Studenti – Vllaznia,                      ora 16:00 (Asllan Rusi)