Partizani u rendit në vendin e tretë në Superligë, duke qenë një nga skuadrat shqiptare që do marrë pjesë në Conference League.

Demat tanimë janë duke menduar për përforcimet, teksa kanë emëruar Elton Marinin si Drejtorin e ri Sportiv.

Në përgatitje të sfidave në Europë, të kuqtë me Mehmetin në stol do vijojnë përgatitjet në 10 qershor, teksa do lënë Shqipërinë në këto ditë të nxehta.

Duket se do jetë Ohri në Maqedoninë e Veriut qyteti ku Partizani do vijojë fazën intensive përgatitore.

Kujtojmë se në Ohër Partizani është përgatitur edhe herë të tjera, teksa do ketë mundësinë edhe e ndeshjeve miqësore. Të kuqtë në 15 qershor mësojnë kundërshtarin e turit të parë në Conference League, me ndeshjet e para që luhen në 6-7 korrik.