Anis Mehmeti e ka nisur në mënyrën më të mirë vitin 2026 në futbollin anglez, teksa ka gjetur rrugën e rrjetës që në ndeshjen e parë të këtij viti me ekipin e Bristol.
Mesfushori ofensiv shqiptar ka shënuar sot golin e tij të 8 në këtë sezon në ndeshjen kundër Portsmuth, që në ditën e parë të këtij viti, duke treguar se synon të vazhdojë me të njëjtin ritëm në kampionat.
Në minutën e 24-t të ndeshjes, ai goditi nga jashtë zonës, duke gjetur rrjetën dhe duke dyfishuar shifrat.
SHIH VIDEON
Ky ishte goli i 8 i sezonit për Mehmetin në kategorinë e dytë angleze, ku ka dhënë edhe 6 asiste, duke qenë një nga futbollistët më rezultativë të këtij kampionati e duke tërhequr interesin e klubeve më të njohura në Angli.


