Një dënim shembullor kanë marrë 3 futbollist dhe 1 tifozë nga Irlanda të cilët sulmuan arbitrin Daniel Sueni pas takimit. Ata i thyën nofullën dhe i shkaktuar dëmtime të shumta në fytyre, një operacion që zgjati 5 orë.

“Jemi tronditur dhe tmerruar. Sulmet ndaj arbitrave janë rritur shumë. Duhet të na konsiderojnë si burim që duhet të marrim mbrojtjen dhe respektin që meritojm”, u shpreh Paul O’Brajan, president i Shoqatës së Arbitrave të Irandës.

Dënimi nga Federata ishte i pashembullt. Lojtarët e ekipit amator janë dënuar me 40 vjet larg futbollit. Tifozi nuk mund të shkelë më në tribuna.

Klubi që ata bënin pjesë, Mungar, është dënuar me 500 euro për mungesën e kontrollit ndaj lojtarëve.