Napoli arriti një tjetër fitore me përmbysje në Seria A, pas asaj të javës së parë ndaj Lacios, këtë herë në shtëpi ndaj Milanit.

Ekipi i Ançelotit, pas 49 minutash lojë, e pa veten në disavantazhin e dy golave, teksa Bonaventura dhe Kalabria, shënuan dy herë duke shtangur napoletanët.

Por, më pas të kaltrit reaguan, dy herë me Zielinskin, dhe më pas me Mertens 10 minuta nga fundi i sfidës, për rezultatin e përgjithshëm 3-2.

Ekipi i Gatuzos hedh poshtë avantazhin e dy golave, dhe në ndeshjen e parë për këtë sezon në Itali, nuk arriti të dalë qoftë edhe me 1 pikë nga transferta e San Paolos.

Napoli-Milan 3-2

GOL: Zielinski 53′ , 68′ , Mertens 80’/ Bonaventura 15′, Kalabria 49′, Mertens 80′