Ekipi u-17 i Vllaznisë ishte ditën e sotme në transfertë përballë Apolonisë. Kuqeblutë e drejtuar nga Gilman Lika morën suksesin e rradhës, duke qenë tashmë të vetëm në krye të renditjes me 20 pikë, pas ndalesës që pati Teuta ditën e sotme në barazimin 2-2 përballë Internacional.

Por dueli në Fier nuk ka qenë aspak i lehtë për ekipin e 17-vjeçarëve, të cilët ishin në disavantazhin e dy golave në pjesën e parë. Gjithçka do përmbysej në të dytën, ku do ishte Toni që do ishte protagonisti absolut. Në vetëm 9 minuta, shkodranët do përmbysnin gjithçka, duke siguruar fitoren.

Në minutën e 54-të do ishte Toni që ngushtonte diferencat, e vetëm 3 minuta më vonë i njëjti protagonist do barazonte gjithçka për të dërguar shifrat në 2-2. Nuk do kalonte shumë dhe do ishte Toni që do vuloste tripletën personale dhe përmbysjen e Vllaznisë në minutën e 63-të të takimit.

Patjetër një fitore në mënyrë spektakolare dhe që mban në krye ekipin e Gilman Likes. Ambiciet janë të qarta këtë sezon, ku patjetër përveç afrimimit të lojtarëve të rinj, do tentohet edhe titulli kampion. Ku Vllaznia shpesh është shpallur kampione e vendit me grup moshat gjatë historisë së saj.
Endri ÇINARI