Gazetari i sportit, Ylli Aga, është shprehur se UEFA apo edhe FIFA nuk e kanë problem ta largojnë Shqipërinë, nëse përplasjet për FSHF vazhdojnë siç janë.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Aga deklaroi se UEFA për të evituar ndërhyrjet politike, ka krijuar statutet kundër kësaj.

“Duhet të ishte një proces zgjedhor normal dhe ne duhet të dëgjonim kandidatët në garë. Kjo pjesa tjetër të lihej të zhvillohej në pjesën e anës juridike për të dyja palët. Vetëm nga politika nuk duhet të merrnim leksione si bëhen zgjedhjet.

UEFA për të evituar sistemet politike, ka krijuar ato statutet. Pjesëmarrja në FIFA apo UEFA nuk është e detyrueshme. Nëse përplasjet do të jenë kaq të mëdha, sa të na divorcojnë me UEFA-n, për këta të fundit nuk do të jetë problem që të na heqin. Nëse politika vazhdon të bëjë të njëjtën gjë, kostot i merr futbolli.”