Ne historine e futbollit lezhjan ka pase disa lojtare te cilet kane lene gjurme me aktivizimin e tyre, me menyren e te luajturit apo dhe me tipare te tjera. Njeri nga to eshte edhe ish- sulmuesi Hasan Hoxha, qe ndryshe konsiderohet si “goditesi me i fuqishem i topit me koke” ose mjeshtri i luftes “ajrore”.
Ai ka lindur ne Shkoder me 21.10.1966 dhe ka mbaruar shkollen e mesme sportive “Loro Boriçi”. Me pas edhe Institutin e Larte te Kultures Fizike “Vojo Kushi”.
Ka luajtur gjate karrieres se tij me Beselidhjen, ne pozicionin e qendersulmuesit. Ka shenuar 150 gola thote per 12 te vite qe ka luajtur me kete skuader, teksa ka filluar te luaje me te ne vitin 1984 dhe e ka mbyllur ne vitin 1996.
Me kete skuader ka luajtur 8 vite ne kategorine e pare te asaj kohe (Superliga e sotme) dhe 4 vite né kategorine e dyte. Po ashtu ka kryer rolin e trajnerit me ekipet e moshave U17, U19 si dhe zevendestrajner me ekipin e te rriturve te Beselidhjes.
Hasan Hoxha vazhdon te jape kontributin e tij edhe sot teksa kryen rolin e trajnerit te moshave. Njekohesisht punon si mseues i edukimit fizik ne shkollen 9 vjeçare Manati Lezhe.
Per te mesuar dicka me teper rreth ketij personazhi, i morem kete interviste:
– Hasan, perse ju keni zgjedhur rolin e qendersulmuesit, pasi shpesh ju kemi pare te ndihmonit edhe mbrojtjen tek Beselidhja?
Besoj se nje nga karakteristikat e lojes time ka qene konstrukti i trupit tim, pergatitja fizike dhe ajo çfare eshte me e rendesishmja, lufta ne ajer me topin. Ishte nje dhunti e zotit.
– Kur keni luajtur tek Beselidhja, cilet kane qene lojtaret me te preferuar per ju?
Do te veçoja emra si Paulin Deda, Nefail Zhejani, Fehmi Rama etj.
– Meqenese ju jeni shquar né lojen me koke, cilet kane qene futbollistet e kampionatit shqiptar qe keni patur deshire te imitonit?
Kur luanim me shoket né lagje, shpeshhere me etiketonin me dy lojtare qe vertete i admiroja. Keta ishin Medin Zhega dhe Agim Murati.
– Cila ka qene ndeshja juaj e pare me Beselidhjen dhe goli i pare po per Beselidhjen?
Ne vitin 1985 me ndeshjen Beselidhja -Shkendia. Goli i pare eshte kunder ne porten e Pandeli Sares. Çdo gol qe kalon vijen fatale eshte i bukur, por do te veçoja golin ndaj Korabit ne vitin 1986 ne Diber kur kishin mbetur vetem 30 sekonda loje. Per me teper qe ai gol ngjiti Beselidhjen ne superiore. Ndersa nuk mund te harroj fitoren ndaj Lokomotives se Durresit me rezultatin 2-1 golat ku golat i shenuam une dhe Gjergj Filipi.
Ne ate vit ne zume vendin e 6-te ne klasifikimin perfundimtar, nje suksese per Beselidhjen. Meqe me pyetet per golat me te rendesishem, dua te shtoj edhe nje tjeter, golin qe i shenova Apollonise ne vitin 1988 (Beselidhja-Apollonia 1-1). Ishte nje kenaqesi sepse deri ne ate ndeshje portieri Sefa mbante rekordin e paprekur te rrjetes se tij.
– Po ndeshja me e dobet e karrieres?
Beselidhja-Laçi ne vitin 1996 ku Laçi fitoi ne prani te 8000 vetave dhe ne zbritem nje kategori me poshte.
= Si e mendoni Beselidhjen e sotme qe vazhdon akoma ne kategorine e pare?
Besoj se gjate 10 viteve te fundit Beselidhja ka qene disa here afer kalimit ne superiore. Per te realizur daljen aty duhen bashkuar disa elemente: Bashki- Presidence- staf profesionist dhe afrim donatoresh.
– Cilen skuader kombetare simpatizoni?
Angline.
– Po ne Shqiperi?
Tiranen.
Intervistoi: Engjell Gjolaj