Problemet që ekzistojnë tek Federata Shqiptare e Notit po thellohen edhe më tej dhe lajmi më i fundit që del nga zyrat e kësaj Federate është se gjoja kryesia e saj ka pezulluar z/presidentin, shkodrani Ridvan Gjeçaj, një anëtar kryesie si dhe trajnerin e ekipit të Partizanit. Kjo ngaqë ata i kanë dalë në mbrojtje një notareje e cila ka probleme me Federatën por për Gjeçajn dhe të tjerët është e papranueshme që kjo sportiste të dënohet. Ky veprim i z/presidentit nuk i ka pëlqyer të tjerëve dhe për rrjedhojë është gjetur mënyra e pezullimit por vetë Gjeçaj ka dalë në akuzat ndaj këtij institucioni se vetë Federata është e paligjshme në punën e saj ngaqë mandati i kryesisë ka përfunduar që në muajin qershor të këtij viti. Ajo që mbetet është imazhi i keq që krijohet në institucionet që drejtojnë sportin tonë. Në vend që Federata e Notit të falenderojë Gjeçajn që njëkohësisht është edhe biznesmen për kontributin që jep për këtë sport, vjen pezullimi banal për të. Megjithatë gjërat shumë shpejt pritet të shkojnë në vendin e vet.